Koreja e Veriut pretendon se ka kryer me sukses testin e raketës, për të cilën Koreja e Jugut dje tha se ka shpërthyer.

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA), në deklaratën e bërë nga Administrata e Raketave të Koresë së Veriut, u raportua se një test rakete me shumë koka është kryer dje në një zonë prej 170 deri në 200 kilometra.

Në deklaratë pretendohet se "prova është kryer me sukses" në përputhje me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë raketore.

Më tej thuhet se raketa me shumë koka goditi tre objektiva të ndryshëm "korrekt" dhe se testi kishte rëndësi të madhe për zhvillimin e teknologjisë raketore të Koresë së Veriut.

- Koreja e Jugut njoftoi se testi ka dështuar

Në deklaratën e djeshme nga Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut thuhej se "raketa balistike" e lëshuar nga afër Phenianit rreth orës 05:30 sipas kohës lokale shpërtheu në ajër mbi Detin Lindor pasi fluturoi 250 kilometra.

Në lajmet e agjencisë Yonhap, bazuar në një burim ushtarak, parashikohej se Koreja e Veriut "mund të ketë testuar një raketë hipersonike"./aa