Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.
Kuvendi i Lezhës krijoi një aleancë politike dhe ushtarake të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. U bë i pari bashkim politik në shkallë mbarëshqiptare që njihet në historinë e vendit. Në kuadrin e këtij Kuvendi, të njohur ndryshe në historiografi me termin “Besëlidhje”, fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre.
Skënderbeu, si kryetar i Besëlidhjes, nisi të organizonte ushtrinë që përbëhej nga forcat e përhershme dhe nga forcat që do të mobilizoheshin në rast lufte.
Forcat e përhershme u formuan nga repartet e sundimtarëve shqiptarë, sipas kuotës së caktuar nga Kuvendi i Lezhës. Në ushtrinë prej 8000 kalorësish dhe 7000 këmbësorësh, një të tretën e përbënte garda e Skënderbeut.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave me rastin e kësaj date të shënuar sjell dokumente ku paraqiten disa të dhëna lidhur me zhvillimin e këtij Kuvendi./ata