Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë sot në punimet e Forumit të Diplomacisë në Antalia, Turqi.

Hasani bëri të ditur se diskutimet në këtë forum u fokusuan mbi aftësinë e Bashkimit Evropian, për të formësuar tranzicionet globale.

Kryediplomati shqiptar shprehu bindjen se BE ka potencialin për t’u bërë një lojtar i vërtetë global dhe nuk mund t’i shmanget më zgjedhjeve të vështira.

“Aftësia e Unionit për të formësuar tranzicionet fillon në fqinjësinë e tij të afërt dhe zgjerimi është çelësi për të arritur këtë qëllim”, tha ai./ata