Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Altin Zeqiri, ka shënuar golin e dytë në Superligën e Turqisë me skuadrën e tij, Rizespor.
23-vjeçari e nisi nga stoli sfidën ndaj Kajserisporit, teksa u aktivizua në minutën e 61-të. Zeqiri shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 81-të, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti në shtëpi.
Interesant është fakti se edhe golin e parë në elitën turke, Zeqiri e kishte shënuar kundër Kajserisporit. Për më tepër shikoni realizimin e 23-vjeçarit: