Shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, në konferencën vjetore të prokurorit të shtetit, ka deklaruar se janë vërejtur disa zhvillime në Kosovë, të cilat mund të ndikojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Duke shënjestruar dhe konfiskuar të ardhurat i godasim mu në zemër këto ndërmarrje kriminale dhe shpartallojnë infrastrukturën e tyre, kam vërejtur se ka pasur disa zhvillime kohëve të fundit që mund të ndikojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka thënë Szunyog, shkruan Reporteri.net.

Ai më tutje shtoi se Kosova ka mbështetjen e saj nga BE-ja.

“Mund të keni edhe sfida të tjera, BE-ja është e zotuar mbështesë në përpjekjet tuaja qoftë me ekspertë nga BE-ja në Kosovë por edhe përmes asistencës teknike nga BE-ja që implementohen përmes partnerëve ndërkombëtar si Këshilli i Evropës dhe OSBE-ja”, tha Szunyog./gazetaere