DRTK Vlorë vijon punën për mirëmbajtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore. Punonjësit e mirëmbajtjes kanë inspektuar dhe pastruar Urën e Slapit, në Mavrovë, e cila ka marrë statusin Monument Kulture, Kategoria e parë, që prej vitit 1973.

Përgjatë rrjedhës së lumit Shushicë për të siguruar kalimin dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në të dy brigjet e rrjedhës së këtij lumi përgjatë shekujve janë ngritur disa ura, të cilat përveç funksionit praktik, mjeshtëria e ndërtimit të tyre dëshmon dhe për një shije të lartë estetike të banorëve të krahinës së Labërisë.

Një prej urave më të rëndësishme mesjetare përgjatë rrjedhës së këtij lumi është Ura e Slapit, që ndodhet pranë fshatit Mavrovë. Ajo është urë e tipit me një hark me dopjo qemer dhe në të dy anët e harkut ruhet nga një kamare. Ura është ndërtuar në shek. XVII./ata