Përfaqësuesi ushtarak i Turqisë në NATO, gjeneral Gyksel Kaja (Göksel Kahya) i pranishëm në ceremoninë e përurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë u shpreh se “Shqipëria është zhvilluar pothuajse në çdo fushë vitet e fundit si në vendndodhje strategjike dhe është një ndër vendet më të dalluara në Ballkan me pasurinë dhe diversitetin kulturor”.

“Uroj që baza ajrore e NATO-s në Kuçovë të jetë një ogur i mirë për Shqipërinë dhe Aleancën. Mes Turqisë dhe Shqipërisë ekziston një miqësi dhe vëllazëri e thellë historike për më shumë se 500 vjet. Kjo është një lidhje vëllazërie si minifestim i këtyre lidhjeve shekullore të vëllazërisë, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë të ndërtuara mbi bazën e ndërsjelltë janë në nivelin më të lartë”, u shpreh gjenerali turk.

Ai thekoi se “sot e shohim Shqipërinë si një vend fqinj edhe pse nuk kemi kufij. Vëllezërit tanë me orgjinë shqiptare që jetojnë në Turqi dhe turqit që jetojnë këtu shërbejnë si një urë e rëndësishme për zhvillimin e miqësisë midis vendeve tona”.

“Me frymëzimin që marrim nga e kaluara jonë e përbashkët dhe historike, vendet tona kanë mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi në fusha si politike, ushtarake, tregtare arsimore dhe turizmit. Ne gjithashtu kemi bashkëpunim të ngushtë në fushën ushtarake dhe atë të mbrojtjes”, vijoi ai.

Ai vuri në dukje se “të dyja vendet po përpiqen të ngrejnë në ato nivele të larta në bazë të përfitimit të ndërsjelltë. Marrëveshja ushtarake që ne nënshkruam së fundmi konsiderohet mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve tona dypalëshe”.

Përfaqësuesi ushtarak i Turqisë në NATO tha se “Shqipëria dhe Turqia si aleatë të NATO-s kanë bashkëpunim të ngushtë për sigurinë, paqen, stabilitetin rajonal dhe global në platformën ndërkombëtare të Aleancës”.

“Prania e NATO-s dëshmon se është organizata më e suksesshme për mbrojtjen në botë. Paqja dhe siguria ruajtja e stabilitetit në Ballkan është një krah shumë i rëndësishëm i NATO-s. Duke qenë si baza më e madhe ajrore taktike e NATO-s në Ballkanin Perëndimor baza e Kuçovës do të jetë një kontributor i rëndësishëm për Aleancën në sigurinë rajonale dhe globale”, deklaroi gjenerali turk./ata