Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Mimoza Halimi zhvilloi një takim me zv/ministrin për Familjen, Punën dhe Politiken Sociale të Polonisë, Sebastian Gajewski.
Siç bën me dije Ambasada shqiptare në Poloni, Halimi dhe Gajewski kanë diskutuar për marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonisë.
“Qytetarët shqiptarë me banim në Poloni do të jenë përfituesit kryesorë nga kjo marrëveshje”, thekson ambasada shqiptare.
Në këtë fushë, vendi ynë ka realizuar marrëveshje me 12 shtete, ndërsa janë drejt finalizimit marrëveshjet edhe me Bullgarinë, Rumaninë, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Shqipëria po negocion gjithashtu me Serbinë, dhe pritet të nisin diskutime për marrëveshjen e pensioneve edhe me Danimarkën, Spanjën, Slloveninë dhe Moldavinë./ata