Në Kuçovë u hap sot baza ajrore që do të shërbejë si qendër taktike për NATO-n.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë krerët më të lartë të shtetit si dhe përfaqësues të Aleancës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo ceremoni, ndërsa u shpreh krenar për Shqipërinë.

Pas fjalës së rastit të mbajtur nga zyrtarët më të lartë të vendit si dhe nga përfaqësues të NATO-s e vendeve partnere, avionët “Eurofighter”, helikopterët “Black Hawk” dhe dronët “Bajraktar” ofruan shfaqje në qiell.

Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e rastit, Kryeministri Rama deklaroi se baza e re ajrore e NATO-s në Kuçovë i jep vendit tonë një rëndësi të re gjeostrategjike.

Kryeministri theksoi se tashmë ofrohet infrastrukturë moderne për flotën tonë të helikopterëve e dronëve të armatosur dhe avionët luftarakë të Aleancës./ata