Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është paraqitur mëngjesin e të martës në dyert e Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Në dalje të Prokurorisë së Posaçme, Ministri i Mbrojtjes nuk ka ndarë asnjë informacion me median. “Nuk kam asgjë për të thënë”, tha Peleshi.
Ministri Peleshi qëndroi rreth 2 orë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar./ata