Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) mori pjesë në sesionin e 7-të OEWG, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me Grupin e Punës për Sigurinë dhe Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit 2021-2025
Në fjalën e saj gjatë këtij takimi, Karçanaj theksoi se me sfidën aktuale të përbashkët të kërcënimeve kibernetike, bashkëpunimi ndërkombëtar është mënyra e vetme për të siguruar qëndrueshmëri kibernetike dhe për të zhvilluar kapacitetet.
“Nevojitet përkushtim mes shteteve aleate për t’ju përgjigjur këtyre kërcënimeve dhe për të mbrojtur sistemet dhe infrastrukturën. Ndaj dhe Shqipëria ndjek praktikat më të mira ndërkombëtare të sigurisë si implementimi i Zero Trust kombinuar me strategjinë e “mbrojtjes së shtresëzuar” për siguri maksimale kibernetike”, u shpreh ajo.
Së bashku me vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të angazhohemi për monitorim të përhershëm në operacionet e përditshme të teknologjisë për të siguruar kontroll të tyre në kohë reale./ata