Ambasadori i delegacionit të BE në vendin tonë, Silvio Gonzato, në një prononcim për mediet nga Durrësi u bëri thirrje palëve politike të rikthejnë normalitetin në punimet në Kuvend.
Sipas tij, dialogu për të risjellë normalitetin në Kuvend duhet të jetë gjithëpërfshirës.
“E kam thënë dhe disa kohë më parë kur u pyeta pikërisht për këtë çështje. Megjithatë unë përdora fjalët që ne kishim thënë më parë dhe këto fjalë janë që ne dëshirojmë që procesi të jetë gjithëpërfshirës dhe konstruktiv. Duhet gjithashtu të reflektojë realitetin politik në vend”, theksoi Gonzato
“Unë e di që ka disa përpjekje që po bëhen në parlament, pikërisht për të arritur disa reforma në vend. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e ka bërë të qartë që këto janë çështje të cilat ne besojmë do të zgjidhen së shpejti”, nënvizoi Gonzato./ata