Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni u shpreh sot se, rritja e standardeve të integritetit është kusht parësor për mirëqeverisjen dhe avancimin e proceseve integruese të rajonit.

“Përbyllëm me sukses forumin ndërkombëtar “Forcimi i Llogaridhënies: Fuqizimi i Përpjekjeve ndaj Korrupsionit në Ballkanin Perëndimor””, u shpreh Pirdeni, teksa theksoi se në këtë forum morën pjesë 22 zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të autoriteteve ligjzbatuese antikorrupsion nga 6 vende të Ballakanit Perëndimor.

Gjithashtu, në këtë forum ishin pjesëmarrës mbi 50 panelistë në 8 panele të dedikuara.

Në ëktë forum ishin mbii 20 organizata ndërkombëtare, organizata lokale dhe institucione akademike pjesëmarrëse.

“Të gjithë bashkërisht, për të rritur standardet e integritetit, si kusht parësor për mirëqeverisjen dhe avancimin e proceseve integruese të rajonit”, theksoi Pirdeni në një postim në rrjetet sociale./ata