Ministrja e Shtetit për Shërbimet dhe Standardet, Milva Ekonomi bëri të ditur sot se, bashkia e Durrësit po parashikon ngritjen e një pike grumbullimi për prodhimet bujqësore në Durrës.
Sipas saj, kjo pikë do t’u shërbejë 39 fshtarave të Durrësit.
“Në programin “Durrësi një qytet për të gjithë” ka një vend të rëndësishëm sektori bujqësor, sepse Bashkia e Durrësit ka në përbërjen e saj 39 fshatra, që ekonominë e tyre e kanë të lidhur me këtë sektor”, u shpreh Ekonomi.
Ajo theksoi se, “është parashikuar ngritja e një pikë grumbullimi për prodhimet bujqësore të pajisur me mundësi magazinimi frigoriferik për të garantuar ruajtjen e cilësisë së prodhimit”.