Përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë, Dhimitraq Toli, si dhe me koordinatoren e caktuar për KQZ në Bashkinë Dropull, ku diskutuam rreth masave që duhet të marrin institucionet e pushtetit vendor për krijimin e lehtësirave në proceset zgjedhore, të personave me aftësi të kufizuara.
Kryetari i Bashkisë, Toli, shprehu gatishmërinë e tij në lidhje me bashkëpunimin e vazhdueshëm midis institucioneve përgjegjëse për t’i garantuar këtij grupi zgjedhësish, të drejtën e ushtrimit të votës.
Theksuam që institucioni jonë do të vazhdojë përpjekjet që asnjë zgjedhës të mos mbetet pa votuar, pavarësisht paaftësisë që këta zgjedhës kanë dhe gjithashtu do të vijojmë me krijimin e programeve të veçanta informuese dhe ndërgjegjësuese me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje./ata