Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se vendi i tij është në “rrugën e duhur” për të trajtuar emigrimin e parregullt pas masave të dakorduara midis qeverisë dhe shteteve federale.
“Vitin e kaluar ndoshta kemi inicuar ndryshimet më thelbësore në 20 apo 25 vjet në lidhje me emigrimin e parregullt, me pasojat përkatëse. Tani mund të raportojmë shifra në rënie”, tha Scholz në një konferencë për media në Berlin.
Megjithatë, theksoi ai, nuk duhet të qëndrohet duarkryq, por duhet të punohet për atë që është rënë dakord në terma konkret.
“Ne gjithashtu duhet të sigurohemi që të qëndrojmë gjithmonë në krye të kësaj çështje”, shtoi ai.
Komentet e kancelarit gjerman vijnë pas një takimi me kryeministrat e shteteve federale për të diskutuar krizën e migracionit, si dhe çështjet ekonomike dhe sociale.
Scholz tha se derisa kanë marrë masa të rëndësishme për të reduktuar numrin e emigrantëve të paligjshëm, ata kanë prezantuar gjithashtu reforma për integrimin më të mirë të refugjatëve legjitim, të cilët ikën nga luftërat, dhuna apo persekutimi.
“Ndalimet e punës, që ekzistonin më parë për refugjatët, kryesisht janë hequr. Pra, tani na takon neve, bashkive, shteteve federale dhe qeverisë, t’i zbatojmë këto masa. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, në mënyrë që sa më shumë që të munden nga ata refugjatë të gjejnë punë shpejt, të kontribuojnë në performancën tonë ekonomike dhe gjithashtu në bashkëjetesë më të mirë në Gjermani”, tha Scholz./aa