Ushtria izraelite njoftoi se një ndërtesë u dëmtua nga një sulm me mjet ajror pa pilot (UAV) në qytetin bregdetar Eilat në jug të vendit.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, përfshirë gazetën "The Times of Israel", në deklaratën e ushtrisë thuhet se në sulmin e kryer me dron në rajonin Eilat, një ndërtesë është dëmtuar lehtë, por nuk ka patur humbje jetësh në incident.

Ushtria izraelite zbuloi objektivin e dyshimtë ajror që hyri në territorin izraelit nga lindja dhe ra në rajonin e Gjirit Eilat (Gjiri i Akaba-s), por nuk u dha asnjë informacion se cila ndërtesë ishte në shënjestër.

Koalicioni shiit pro-Iranit i quajtur "Rezistenca Islame në Irak" mori përgjegjësinë për sulmin në Eilat./aa