Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.
Takimi u zhvillua gjatë pjesëmarrjes në panairin e turizmit ITB në Berlin.
Kumbaro u shpreh se, “nga përvoja e Turqisë kemi shumë për të mësuar në drejtim të shërbimeve dhe standardeve në turizëm dhe jo vetëm”.
“Rritja me +110% e vizitorëve nga Turqia ishin surpriza e sezonit turistik 2023, një trend që po vijon edhe në vitin 2024 ku vetëm për muajin janar pritëm mbi 11.000 vizitorë nga ky vend”, theksoi Kumbaro./ata