Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i është shtuar sot një prokuror. Bëhet fjalë për hetuesin Olsi Dado, i cili është emëruar me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë sapo emëroi në detyrë prokurorin e 18-të, zotin Olsi Dado, si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranë SPAK”, njofton KLP.

“Kandidaturat e tjera do të miratohen në vijim me përfundimin e procesit të kontrollit të pasurisë dhe figurës nga Komisioni i Posaçëm”, përfundon njoftimi./ata