Caktohet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e vulës së Partisë Demokratike. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

 

 

Kështu, pas hedhjes së shortit u caktua që çështja në fjalë do të shqyrtohet nga gjyqtarja Elona Mihali.

 

 

Ndërkohë, anëtare do të jenë Irida Kacerja e Astrit Kalaja.

 

Prej kohësh PD është përfshirë në një debat se kujt i takon drejtimi i kësaj partie, grupit të Alibeajt apo atij të Berishës.