Ministria e Drejtësisë u ka bërë thirrje të gjithë studiuesve në fushën e së drejtës që të kontribuojnë për hartimin e Kodit të ri Penal.

 

Ministria e Drejtësisë bën të ditur se, po harton Kodin e ri Penal me synim që të sigurojë modernizim dhe harmonizimin e legjislacionit penal, si dhe përputhshmërinë me acquis-në e BE-së dhe standardet ndërkombëtare në fushën penale.

 

Në këtë kuadër, MD ka ftuar të gjithë studiuesit në fushën e së drejtës, por edhe disiplina të tjera, në Shqipëri apo kudo tjetër në botë dhe që kanë botuar vitet e fundit punime kërkimore në lidhje me Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ose çështje për të cilat mund të kërkohen ndryshime në Kodin Penal, Ministria e Drejtësisë të dërgojnë punimin e tyre kërkimor.