Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka vijuar ditën e sotme fushatën në rrugët e Tiranës, duke biseduar me qytetarët.

 

Gjatë takimeve, Bejko është ndalur tek një qytetare për të prezantuar programin e tij dhe nga ana tjetër qytetarja i thotë hapur se është simpatizante e Veliajt dhe se do të votojë për të.

 

Ndërkohë Bejko e ka pritur me shumë sportivitet përgjigjen e saj, duke i thënë se mund ta lexojë dhe programin e partisë demokratike.

 

Bejko: Mirmëngjesi! Si jeni?

 

Qytetarja: Jeni shumë të mirë po çfarë të bëjmë ne tani. Ne votojmë për Erion Veliajn.

 

Bejko: O ashtu, po shumë mirë, po megjithatë lexojeni edhe programin tonë.

 

Më herët Bejko, zhvilloi takime derë më derë me sipërmarrësit dhe banorët e Xhamlliku, pasi sipas tij komunikimi direkt dhe sy më sy me qytetarët e Tiranës është shumë i rëndësishëm për PD./