Në Ditën e Mësuesit u çel ekspozita me koleksionin e abetareve në ambientet e Muzeut të Arsimit në Korçë. Janë libra të vjeter autentikë mes tyre, abetarja e Naum Veqilarxhit.
“Viti 2014 shënon 180-vjetorin e alfabetit të parë shqip të Kjo është një abetare unike e Veqilarxhit, kopjo origjinale, pjesë e bibliotekës sonë. Kjo është abetarja që ka përdorur Sevasti Qiriazi në Shkollën e Vajzave. Kemi të ekspozuar dhe abetaren e Kristoforidhit, me alfabetin e së cilës është shkruar dhe Ungjilli i Elbasanit”, informoi Jorida Tollkuçi, drejtore e bibliotekës.
Ndërsa muzuet të Normales së Elbasanit iu dhurua busti i Hasan Prishtinës personalitetit të shquar të kombit shqiptar. Ceremonia bëri bashkë pasardhës të familjes Prishtina, shqiptare nga mbarë trojet shqiptare, mësues dhe personalitete.
“Është e përjetësuar në bronx figura e Hasan Prishtinës që ka pasur një kontribut të madh për arsimin”.
Ish-Kryeministri Hasan Prishtina në vitin 1910 shkriu gjithë pasurinë që e posedonte në Shkup per të shkolluar një grup djemsh në Normalen e Elbasanit.