Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin me raketa ruse ditën e djeshme (6 mars) në Odesa, e cila ra fare pranë delegacionit të kryeministrit grek Mitsotakis.Ky i fundit ishte për një vizitë të papritur në Ukrainë me presidentin Volodymyr Zelensky.

Rama shprehet se këto sulme janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.

Postimi i Ramës në X:

'Ne dënojmë fuqishëm sulmin me raketa ruse në Odessa që rrezikoi jetën e kryeministrit Mitsotakis të Greqisë, mikut dhe aleatit të përkushtuar të NATO-s dhe Presidentit Zelensky, të cilin pata kënaqësinë ta prisja javën e kaluar në Tiranë. Këto janë provokime të pamatura dhe të rrezikshme.' shkruan Rama.

We strongly condemn the Russian missile attack in Odessa that endangered the life of Prime Minister Mitsotakis of Greece, a friend and a dedicated NATO ally and of President Zelensky, whom I had the pleasure to host last week in Tirana. These are reckless and dangerous…

— Edi Rama (@ediramaal) March 7, 2024

Autokolona ukrainase që shoqëronte kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis Kyrigjatë vizitës në Odesa me Zelenskyn, u sulmua nga një raketë ruse. Goditja e raketës ndodhi rreth 150 metra larg delegacionit të kryeministrit grek.

Sipas raportimeve takimi mes dy delegacioneve u krye në kushte mjaft të fshehta. Mitsotakis shkoi në Ukrainë për një vizitë dy-ditore, para se të shkoj në Bukuresht për Samitin e Partive Popullore Evropiane. Takimi më pas, mes presidentit Zelensky dhe kryeministrit Mitsotakis u zhvillua normalisht.