Përfaqësues të Entit Rregullator të Energjisë për Shqipërinë (ERE), morën pjesë në takimin e grupit të punës për mbrojtjen e konsumatorit, të organizuar nga Shoqata e Rregullatorit të Energjisë për Rajonin (ERRA) në bashkëpunim me Rregullatorin e Energjisë për Rumaninë.
Gjatë aktivitetit pjesëmarrësit prezantuan ecurinë e përditësimet e vendeve anëtare sa i përket aspekteve rregullatore të sektorit të energjisë dhe gazit, si dhe u diskutua mbi planin e punës për periudhën 2024 – 2026.
Ndër tematikat e këtij grupi pune në këtë takim 2-ditor, ishin gjithashtu ecuria e integrimit të makinave elektrike dhe pikave të karikimit të tyre, si dhe veprimet e operatorëve të rrjetit kur klientët nuk ofrojnë akses në pajisjet matëse.
Nga përfaqësuesit e ERE-s u prezantuan çështje si përditësimet në legjislacion për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe u diskutua mbi vetëprodhuesit e burimeve te rinovueshme si dhe përdorimin e makinave elektrike në vend./ata