Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancën, ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të PD-së, Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e masës së sigurisë.
Seanca e radhës pritet të mbahet më 12 mars në orë 15:00. Ndërkohë mësohet se Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Gjithashtu avokatët e Berishës kanë kërkuar kohë të njihen me informacionin dy mujor. Berisha dhe Malltezi ndodhen në arrest shtëpie pasi dyshohen si të përfshirë në aferën "Partizani".