Pranë stadiumit kombëtar “Air Albania” në Tiranë do të hapet Akademia e Biçikletave.
Lajmi u bë i ditur sot nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Akademia e Biçikletave do të hapet së shpejti për fëmijët në Tiranë.
Kjo akademi synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor.
Në këtë hapësirë ata do të kenë mundësi të mësojnë biçikletën, rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen.
Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia do të kthehet gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme./ata