Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, kryeministri Albin Kurti vlerëson kauzën e përbashkët të grave dhe vajzave që kanë kontribuar në ndërtimin e paqes, ndërtimin e institucioneve dhe demokracisë së Kosovës.

Kurti, në fjalën e mbajtur në konferencën e organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, se sot shënohet 20-vjetori i ligjit të parë për barazi gjinore.

Ai tha se “synimi i qeverisë së Kosovës për barazi e drejtësi nuk ka alternativë”.

Prandaj, u shpreh ai, jemi bashkë në përpjekjet për luftën për barazi.

Kryeministri ka përmendur shtesat për nënat lehona dhe fëmijë, skema nga të cilat sipas tij janë përfituese rreth 40 mijë lehona dhe rreth 400 mijë fëmijë. Derisa sipas Kurtit mbi 90 mijë gra kanë hapur llogari bankare për herë të parë.

Kurti përmendi se sipas parashikimeve të Bankës Botërore, Kosova në vitin 2024 pritet të ketë rritjen më të lartë ekonomike në rajon.

Ai u zotua se do t’u japin shtysë projekteve zhvillimore dhe mbështetjes sociale për jetesën e mirë dhe barazinë në republikë demokratike.

Drejtoresha ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore Edi Gusia, e falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj gjitha grave dhe vajzave kosovare, pa dallim etnie, që kontribuuan në ekonominë e vendit, në skemën politike e publike, në administratë, ndërmarrësi dhe në përpjekje të përhershme për ta balancuar jetën profesionale dhe atë private./ata