Superpromovimi i Shqipërisë në ITB-Berlin përkthehet në mënyrë të prekshme tek kontratat e operatorëve turistikë, të cilët konfirmojnë se po punojnë për vitin 2025, pasi rezervimet për 2024-ën janë mbyllur.

Kështu njofton ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në rrjetet sociale.

“Ky edicion i ITB ishte një sukses falë sinergjisë së mirë të sektorit publik e privat që ka bërë një punë fantastike për të kapur tregje të reja në Europë dhe më tej.

Faleminderit skuadrës së turoperatorëve që ishin FANTASTIKË!”, shprehet Kumbaro./ata