Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Automotorizimi Shqiptar shpreh mirënjohjen dhe respektin për të gjitha gratë, për punën e tyre të palodhur, përkushtimin dhe kontributin në familje, punë dhe komunitet.

Me këtë rast Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor sjell disa shifra interesante:

– 116,170 mjete janë në pronësi ose bashkëpronësi të femrave;

– 299,513 femra me një Leje Drejtimi aktive, 25 % më shumë se viti 2021;

– 523 femra zotërojnë Leje Drejtimi të kategorisë C, C1, D, D1;

Qyteti që mban rekordin për femra shofere është Tirana me 209,041 shofere, pasuar nga Durrësi me 65,457 shofere dhe Elbasani me 52,606 shofere./ata