Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi një takim me përfaqësuesit e ‘Kriik Albania’, Dritan Taulla dhe Antuela Male.

Në takim u bisedua për rekomandimet zgjedhore të shoqërisë civile të angazhuar me zgjedhjet, për garantimin e integritetit të proceseve elektorale në vend, veçanërisht në momentin aktual të amendimit të kuadrit ligjor.

Celibashi theksoi se, falë mbështetjes të National Endowement for Democracy (NED), fondacion me bazë në SHBA që ka një kontribut të çmuar shumëvjeçar në mbështetjen e zhvillimeve demokratike dhe shoqërisë civile në Shqipëri e më gjerë, KRIIK do të vijojë të ofrojë kontributin e vet dhe bashkëpunojë me KQZ, me fokus të veçantë në forcimin e transparencës së financave të partive politike dhe subjekteve zgjedhore, si dhe parandalimin e përdorimit të burimeve shtetërore dhe ofiqit publik për avantazh elektoral./ata