Takimi i 47-të i vendeve anëtare të Nismës për Përgatitjen dhe Parandalimin e Fatkeqësive për Evropën Juglindore (DPPI SEE) u mbajt përgjatë dy ditëve në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë takim, delegacioni shqiptar u përfaqësua nga drejtori i përgjithshëm i AKMC-së, Z. Haki Çako, i cili duke vlerësuar raportin e fundit vjetor të Nismës, si një dokument të përpiktë që pasqyron me saktësi dhe integritet aktivitetet, arritjet dhe përpjekjet bashkëpunuese të DPPI gjatë vitit të kaluar, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në rrugën drejt një rajoni më të përgatitur dhe të sigurt në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe situatave emergjente.

Sipas njoftimit në rrjetet sociale, gjatë këtij takimi u vlerësuan takimet në nivel rajonal në Sarajevë dhe Podgoricë.

Në këtë sesion u zhvilluan zgjedhjet e Sekretariatit të DPPI SE, u miratua  buxheti për vitin 2024 dhe stërvitjen DPPI FLEX 2023 , si dhe marrëveshja me UNICEF-in këtë vit, që do të forconte kapacitetet në menaxhimin e krizave./ata