Pas pak minutash pritet nisja e protestës së thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së Tiranës.
Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, duke pasur parasysh që radhën e kaluar, pati tensione, ndërkohë që efektivët nuk lejuan që anëtarët e këshillit bashkiak nga opozita të hynin në bashki.