Besimtarët myslimanë nisin nesër Muajin e Madhnueshëm të Ramazanit.

Presidenti Bajram Begaj u uroi të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë e të pranuar.

“Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia. Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit./ata