Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua sot me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, David Wisner. Gjatë takimit u diskutua mbi kontributin e Kuvendit në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe thellimin e reformave.

Kryetarja e Kuvendit, Nikolla nënvizoi se Kuvendi po punon për avancimin e reformës në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe konsolidimin e institucioneve demokratike.

Gjithashtu, Nikolla e informoi Wisner mbi përpjekjet për rikthimin e veprimtarisë së Kuvendit në normalitet, për zhvillimin e debatit parlamentar gjatë seancave plenare, në mënyrë që publiku dhe qytetarët të njihen më mirë me përmbajtjen e legjislacionit që shqyrtohet e miratohet në Kuvend.

Wisner vuri në dukje se SHBA dhe partnerët e Shqipërisë do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë në konsolidimin e demokracisë, fuqizimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin euro-atlantik si edhe vlerësojnë angazhimin e institucioneve shqiptare në përparimin e vendit. Parlamenti është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe

Lidhur me takimin, ambasada e SHBA në Tiranë u shpreh se i ngarkuari me Punë David Wisner u takua sot me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për të nënvizuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, si dhe për shtetin e së drejtës dhe përpjekjet e saj kundër korrupsionit, ndërsa ajo përparon në integrimin e saj euroatlantik.

“Një Parlament plotësisht funksional, ku përfaqësuesit e zgjedhur punojnë në mënyrë konstruktive në emër të popullit, është vendimtar për të përmbushur të gjitha këto objektiva”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë në rrjetet sociale./ata