Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Kukësit nw nj dalje pwr mediat nga selia rozw ka prezantuar kandidatët fitues në dy bashki të Veriut. Bëhet fjalë për Rexhë Byberin e Tropojës dhe Safet Gjicin e Kukësit.

 

“Protagonistët e vërtetë janë këta që qëndrojnë pas meje dhe Safet Gjici, Rexhë Byberi. Një skuadër e mrekullueshme e cila foli me rezultat, foli me gjuhën e votës, nxiti një opinion të përgjithshëm publik për të të vazhduar punën për ndryshimin e Kukësit, për ndryshimin e Tropojës”, -tha Majko.

 

Sa i përket Hasit, ku fitoi koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Majko tha se nuk duhet ta konsiderojë veten të humbur.

 

“Këtu mungojnë përfaqësuesit e Hasit. Dua të jap një falënderim nga zemra për kandidatin Halit Mulaj, për gjithë socialistët në Has. Hasi do të ketë dy deputetë, unë dhe Gerta. Do ta ketë pas gjithë këtë familje. Nuk duhet ta konsiderojë veten të humbur sepse na ka dhe do të na ketë ne deri në fund. Falënderim nga zemra për të gjithë ata që na besuan dhe votuan për të ardhmen e tyre”, tha Majko.