Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i Kosovës, tha sot nga Kukësi se ura që do të lidhë dy anët e Rrugës së Kombit është investim që sjell edhe më afër dy vendet.

“Shqiptarët nga të dyja anët e kombit që kalojnë tek Rruga e Kombit apo transporti i mallrave kanë frekuentim në rritje dhe jashtëzakonisht të madh”, tha ai.

“Kjo do të thotë shumë, pasi e lehtëson krejtësisht komunikimin dhe transportin. Kjo urë ndihmon dhe Kosovën dhe Shqipërinë, që të kombinohen më lehtë më njëra tjetrën. Kjo urë është zhvillim, pasi nga njëra anë ishte autostradë dhe nga krahu tjetër ishte ura që është e ngushtë dhe ngadalësonte lëvizjen, tani kjo urë lehtëson komunikimin mes dy vendeve”, tha Aliu.

Aliu i bëri këto komente nga Kukësi ku ishte për fillimin e punimeve të rrugës ndërkufitare 6.3 km Zapod – Kerstec që lidh 6 fshatrat e Gores se Kukësit me Dragashin e Kosovës, investim i qeverisë së Kosovës./ata