Mëngjesin e kësaj të marte punonjësit e portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë, sepse sipas tyre nuk kanë marrë rrogën e 3 muajve të fundit.

 

Sipas deklaratave që japin punonjësit thonë se ndërmarrje ku punojnë po falimenton nga keqmenaxhim që i është bërë kohët e fundit.

 

Ata bëjnë të ditur se nëse nuk merren masa për problemin e ngritur prej kohësh, do të bllokojnë punën në Port.

 

‘Është hera e dytë që ju kemi thirrur pasi edhe në dhjetor nuk na i kishin dhënë. Me datën 1 prill bëhen 3 muaj që nuk na kanë dhënë asnjë lekë. Nuk ka të ardhura thotë Porti nuk ë di si i menaxhojnë, por kanë filluar që ti ndajnë pagat me piketore që nuk lejohet. Duan ta shtyjnë deri pas zgjedhjeve pas zgjedhjeve do të shpallin falimentimin dhe duan të heqin edhe sektorin e zjarrfikëseve. Ne do ta vazhdojnë protestën dhe nëse nuk marrin masa që të na paguajnë në do ta bllokojmë Portin. Drejtori do të marri masa ose ta lirojë vendin e punës ose të sjelli dikë që të na japë zgjidhje.’- u shpreh një nga punonjësit.