Një 27 vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shitje lëndësh narkotike. I riu shpërndante kanabis në Himarë. Policia njofton gjithashtu se është proceduar në gjendje të lirë edhe një tjetër shtetas pasi kishte akomoduar në banesën e tij 27-vjeçarin që qëndronte në Himarë si punëtor sezonal.
U sekuestruan doza të lëndës narkotike kanabis gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 1 grirëse për lëndë narkotike, 2 celularë, si dhe një thikë. Në dy fazat e mëparshme të këtij operacioni, u arrestuan 5 shtetas, dy prej të cilëve shtetas anglezë.