Këshilli i Ministrave liroi sot nga detyra Prefekten e qarkut Fier, Rajmonda Balilaj.
Vendimi erdhi pas propozimit të ministrit të Brendshëm, dhe hyn në fuqi menjëherë.
Balilaj u emërua në postin e Prefektit të qarkut të Fierit në dhjetor 2023, ndërkohë që më parë ka drejtuar bashkinë e Patosit për tre mandate.
Balilaj u pezullua më herët nga detyra me vendim të GJKKO-së pasi po hetohet nga SPAK për abuzim me një tender të dhënë në kohën kur ka qenë në krye të bashkisë Patos./ata