Studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë zhvilluan një vizitë në Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Ata u takuan me drejtorin e kësaj qendre Lorenc Çela me të cilin diskutuan rreth potencialit të të rinjve në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së hapësirës.
Ata u njohën me ambientet e punës dhe vizionin e qendrës.
Ky ishte një takim frytdhënës që motivon në përfshirjen më gjerësisht të studentëve në këto fusha./ata