Gjatë vizitës në Vjenë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim edhe me ministrin e Britanisë së Madhe për Policinë, Krimin dhe Zjarret, Chris Philp.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar, mbështetjen teknike/ekspertizën për Policinë e Shtetit dhe vetëpastrimin e saj.

“Policia e Shtetit është një partner i besueshëm i agjencive ligjzbatuese partnere në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar,  emigracionit të paligjshëm apo trafikimit të lëndëve narkotike”, u shpreh Balla në një reagim.ATA