Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra gjyqtaren Rexhina Merlika.

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 9.3.2023, për subjektin e rivlerësimit, Rexhina Merlika, vendosi:Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, Rexhina Merlika, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia relator, Pamela Qirko anëtare do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

 

Ky vendim, mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

 

Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe ka punuar si gjyqtare dhe kryetare gjykate në Krujë. Prej vitit 2013, Merlika e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Tiranë.