Dy superlaboratorë të rinj të shkencave të standardit më të lartë, i shtohen gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu bashkë me ambasadorin e Republikës së Turqisë, Tayyar Kağan Atay, drejtuesin e TIKA-s në Ankara Mahmut Çevik dhe nënkryetarin e bashkisë së Tiranës Andi Seferi, panë nga afër këtë investim të ri në laboratorin e Biologjisë dhe atë të Kimisë, të mundësuar nga partnerët tanë të TIKA-s, që janë nga sot në funksion të nxënësve dhe mësuesve të shkollës “Sami Frashëri”.

Manastirliu tha se, “investimi në këta laboratorë, i jep mundësi nxënësve tanë jo vetëm të rrisin përthithjen e njohurive në orët mësimore shkencore, por edhe nxisin dëshirën te të rinjtë për lëndët e shkencave dhe kërkimin shkencor, që në moshë të hershme”.

Ministrja shprehu angazhimin për vijimin e investimeve në laboratorët e shkencave me 80 laboratorë të rinj, investime të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për të rritur cilësinë e mësimdhënies në shkollat tona./ata