Në sulmet ajrore të avionëve luftarakë izraelitë në pjesë të ndryshme të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës, përfshirë mes tyre gra dhe fëmijë humbën jetën 14 palestinezë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, zyrtarët e spitalit në Rafah kanë informuar se avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore ndaj lagjeve Musabeh, Kirbat Al-Adas dhe Al-Janena që qytetit Rafah.

Zyrtarët e spitalit thanë se 14 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet në të cilat u shënjestruan dy shtëpi dhe një apartament në një ndërtesë./aa