Fondi i pagave në hoteleri në tremujorin e katërt të vitit 2023 shënoi rritje me 23.1 % krahasuar me tremujorin e katërt të 2022-shit, ndërsa numri i të punësuarve u rrit me 4 %.
INSTAT publikoi së fundmi raportin mbi “Statistikat afatshkurtra”, sipas të cilit shitjet neto në volum në aktivitetin e hotelerisë, u rritën me 23.2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.
Fondi i pagave në aktivitetin e tregtisë shënoi rritje me 18.3 %, krahasuar me tremujorin e katërt të 2022-shit.
Ndërkohë, numri i të punësuarve shënoi rritje 0.9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022.
Në aktivitetin e transportit, fondi i pagave shënoi rritje me 14.9 %, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje me 4.1 %.
Në aktivitetin “bar-restorante”, në tremujorin e katërt 2023, shitjet neto në volum u rritën me 5.4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022, numri i të punësuarve shënoi rritje 0.5 %, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 13.9 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2022./ata