Ushtria izraelite njoftoi se një helikopter u rrëzua në Rripin Gazës ndërsa 2 ushtarë humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën.

Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite thuhet se "një helikopter u rrëzua teksa po përpiqej të ulej për të transportuar në spital një ushtar të plagosur" në rajonin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Në helikopterin e rrëzuar humbën jetën 2 ushtarë dhe u plagosën 7 të tjerë, bëhet e ditur në deklaratën ku pretendohet se sipas hetimeve paraprake rrëzimi i helikopterit nuk është shkaktuar nga "zjarri i armikut".

Ushtarët e plagosur janë dërguar në spital dhe se kanë nisur hetimet lidhur me ngjarjen./aa