Prej muajit prill kompania ajrore Air Albania ka vendosur të shtojë linjë direkte nga Tirana në Ankara dhe Tirana-Izmir. Air Albania do të ripahë dhe prenotimet për tre aeroporte italiane me fluturime pa ndalesë për në Tiranë, duke nisur nga 31 marsi 2024 që përkon dhe me fillimin e sezonit veror IATA 2024.
Kështu Bolonja, Pisa dhe Verona janë 3 destinacionet e zgjedhura nga Air Albania. Fluturimet nga Bolonja do të jenë të martën, të mërkurën, të enjten dhe të premten nga 2 prilli 2024.
Ndërsa nga Pisa do të jenë të hënën, të martën, të enjten, të shtunën dhe të dielën e 31 marsit 2024.
Nga Verona fluturimet nga 31 marsi 2024 do të jenë të hënën, të martën, të mërkurën, të enjten, të premten e të dielën
Air Albania aktualisht operon vetëm në Milan Malpensa dhe karakterizohet nga një shërbim i plotë me bagazhe të përfshira dhe shërbim falas në bord./Shqiptarja