Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas arrestimit të kryetarit në detyrë të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Basha thekson se, arkitekti i këtij korrupsioni është Rama.
“Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan zbrazur të gjithë pemëtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptar që e beson këtë?! Sigurisht që jo”, shkruan Basha.
“Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, pronat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama”, vijon Basha.
“Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit. Inkurajojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin”, përfundon Basha./ata