Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli po merr pjesë në takimin e punës në Estoni, të Komisionit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
Kodheli, e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu është edhe kryetare e Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, sqaron se prania e saj në takimin e zhvilluar në Talin, vjen në cilësinë e anëtares së Byrosë dhe të kryetares së Delegacionit të Përhershëm të Shqipërisë. Gjatë takimit është diskutuar mbi partneritetet e reja të Asamblesë, Samitin e Uashingtonit si dhe axhendën e aktiviteteve deri në fund të vitit.
“Një fundjavë pune në Talin të Estonisë me kolegët e Komisionit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në cilësinë e Anëtares së Byrosë dhe të Kryetares së Delegacionit të Përhershëm të Shqipërisë”, shkruan Kodheli.
“Në program diskutime mbi partneritetet e reja të Asamblesë, Samitin e Uashingtonit si dhe axhendën e aktiviteteve deri në fund të vitit”, përfundon Kodheli./ata